Shtyhet seanca për inceneratorin e Tiranës, zbardhet shkaku
Seanca e radhës për çështjen e inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars, në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit të Jetmir Llapajt, i cili nuk mund të merrte pjesë për shkak të angazhimeve në një seancë tjetër.
Në këtë seancë pritej të dëgjoheshin konkluzionet e mbrojtjes për të pandehurit në këtë çështje, të cilët janë akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale lidhur me inceneratorin.
SPAK ka kërkuar dënime me burg për të pandehurit, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, i cili po gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Pretenca e prokurorisë:
- Erjon Murataj: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Bledar Karoli: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Taulant Tusha: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Namik Simixhiu: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Valbona Ballgjini: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Sidita Kopliku: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
- Jetmir Llapaj: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjithashtu, kujtojmë se për çështjen e inceneratorit të Fierit, ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është zbritur në 6.8 vite. Po ashtu, për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ai është dënuar me 10 vite burg dhe gjithashtu do të vuajë 6.8 vite dënim pas hekurave për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut