Shtyhet seanca për ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj

9 Shtator 2022 | 10:41

Gjykata e Apelit e Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekaj, ish-efektivi i RENEA-s i arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak kohë më parë në Elbasan.

Seanca për Arbër Paplekaj, ish-efektivin e RENEA-s të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan është shtyrë.

Në seancë do të vendosej për kalimin në gjykim ose jo të dosjes hetimore, të ish-badigardit të Gazment Bardhit.

Shtyrja u bë sepse Paplekaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ende nuk dihen arsyet e mos prezencës së tij.

Mësohet se në sallë ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e Policisë dhe efektivët të cilët ishin të pranishëm më 21 prill kur u vra Xhuvani.

Seacna është  shtyrë më 14 shtator në orën 10:45.

Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.

Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026