Shtyhet sërish seanca për Ilir Metën, mungojnë gjyqtarët

9 Tetor 2025 | 10:09

Seanca paraprake në GJKKO për dosjen ndaj Ilir Metës është shtyrë sërish këtë të enjte, për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Në këtë dosje janë të pandehur: ish-presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të Metës, Kujtim Cakrani, për arsye shëndetësore.

Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet që në një seancë tjetër në ditët në vazhdim të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Po për të njetën arsye për shkak të mungesës së gjyqtarëve u shty seanca në Gjykatën e Lartë ku do të shqyrtohej edhe rekursi i Ilir Metës për masën e “arrestit në burg”.

Ankimi i tij vjen pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili la në fuqi masën e sigurisë së dhënë më 13 gusht nga Shkalla e Parë.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe në fund të gushtit dorëzoi dosjen për gjykim.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu. Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi janë tashmë ligjërisht të divorcuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026