Shuhet Paolo Rossi, ish-futbollisti i Italisë ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare

10 Dhjetor 2020 | 16:17

“Heroi” i botërorit të vitit 1982, Paolo Rossi, i cili i dhuroi titullin kampion Italisë, është ndarë nga jeta në moshën 64 vjeçare.

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares së kaltër vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Rossi ishte lojtari më i mirë për Italinë në botërorin e 82-shit. Në atë kampionat ai arriti që të fitonte “Këpucën e Artë”, si shënuesi më i mirë dhe çmimin e “Lojtari më i mirë i turneut”.

Për sa i takon karrierës së klubeve ai është aktivizuar me skuadrën e Juventusit ku ka fituar dy herë titullin kampion në Serie-A, një kupë Evrope dhe një kupë Italie.

Ky vit nuk ishte aspak i mbarë për botën e futbollit pasi edhe Diego Armando Maradona, u nda nga jeta disa ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026