“Shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit”.
Kështu u shpreh deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kolegjit të kryetarëve të PD-së në qytetin e Fierit.
Ai sqaroi se mbledhja e Kolegjit u zhvillua për të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit, ssi dhe fillimi i procesit të riogranizimit të degëve të PD-së.
“Sot mbledhja me Kolegjin e kryetarëve të PD së bashku me kryesinë e PD ishin 2 qëllime, informimi për të gjitha zhvillimet e fundit që ishte dhe synimi ynë për daljen tonë me një kandidat të përbashkët dhe marrja e qëndrimit që morëm ishte e udhës sot që jo vetëm të informonim, por edhe fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake.
Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit”, theksoi Alibeaj.
Seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, është shtyrë.
Pas kërkesës së avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa për shtyrjen e seancës, Gjykata e Apelit vendosi që ta shqyrtojë çështjen më 10 nëntor.
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi disa ditë më parë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
-
Luan Baçi për ndarjen në PD: Lëvizje e Lulzim Bashës, po i shërben Edi Ramës
- Alibeaj nuk ka për të gjetur kandidatë për 61 bashki, thotë Ina Zhupa
- Ina Zhupa: Ndarja e Partisë Demokratike, skenar i parapërgatitur