Si 15-vjeçari me spektrin autik nga Vlora hakëroi faqen e SHISH dhe të Kuvendit

4 Prill 2025 | 16:14

Përgjatë muajit mars, disa prej faqeve zyrtare dhe email-eve të institucioneve shtetërore në vend shfaqën probleme, duke mos funksionuar rregullisht. Askush s’do ta mendonte se pas kësaj anomalie qëndronte një i mitur nga qyteti i Vlorës, i cili dyshohet se është me spektrin e autizmit.

15-vjeçari, që mesa duket qenka i prirur për hakerimin e ëeb-faqeve, futi në punë Policinë e Shtetit për të nisur hetimet për këto raste. Pas afro 1 muaj hetime, policia njofton se këtë të premte, në Vlorë është gjurmuar dhe vënë nën hetim një 15-vjeçar, i cili ka kryer hakerimin e faqeve të institucioneve shtetërore.

Sipas njoftimit zyrtar, i mituri nuk ka vjedhur të dhëna apo dokumente konfidenciale nga këto sisteme, por mbetet që hetimi të zbardhë se çfarë ka ndodhur. Në shtëpinë e të miturit, u sekuestruan edhe 6 pajisje, 5 laptopë dhe 1 dron.

Ekzaminimi i tyre do të nxjerrë në pah edhe se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, 15-vjeçari ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për kureshtje dhe se nuk ka pasur asnjë qëllim për të vjedhur të dhëna nga sistemet kompjuterike.

Ndërkohë, mësohet se institucionet e sulmuara janë Parlamenti i Shqipërisë, SHISH, Bashkia e Vlorës dhe disa institucione të tjera me rëndësi. Grupi i hetimit ka ngritur dyshimet se 15-vjeçari të jetë shtyrë nga persona të tjerë për të ndërhyrë në serverat e institucioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026