Si arriti të bënte realitet ëndrrën e fëmijërisë kërcimtari nga Elbasani

4 Maj 2023 | 17:18

Që kur ishte ende fëmijë i pëlqente kërcimi. Në moshën 14-vjeçare nisi karrierën si kërcimtar, ndërsa sot feston 10-vjetorin e ngjitjes në skenë.

Ky është Elton Alla, një i ri i talentuar që i ka kushtuar jetën kërcimit, i cili punon çdo ditë për të transmetuar këtë frymë tek të rinjtë.

Me rastin e përvjetorit të punës së tij, Eltoni si koreograf zhvilloi një koncert në pallatin “Tomor Sinani” në Elbasan, ku u vu re dhe dëshira e madhe e fëmijëve për të qenë pjesëmarrës.

“Ky 10-vjeçar është koncerti i 34 për mua, por që jo në këto përmasa. Ishte shumë emocion, shumë energji nga të gjithë fëmijët, nga të gjithë prindërit, kam ngelur vërtetë i mahnitur edhe me publikun në sallë, edhe me skenografinë, me gjithçka”, thotë Alla.

Puna dhe përkushtimi nuk e kanë ndalur Eltonin të prekë ëndrrat që kishte në fëmijëri.

“Unë mundohem që të shikoj ëndrra të realizueshme jo të parealizueshme dhe mendoj që me punë, përkushtim edhe pasion nuk ka ëndërr që nuk realizohet”, shprehet ai.

Si bashkëpunëtor prej 5 vitesh me Eltonin, Mariglen Rama shprehet i kënaqur për emocionet dhe talentin që fëmijët përcollën.

“Di të them që jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur pas këtij projekti gjigand në qytetin e Elbasanit”, shprehet koreografi Mariglen Rama.

Shfaqje të tilla në qytetin e Elbasanit nuk janë të pakta. Pasioni për të bukurën po rigjenerohet dita-ditës tek të rinjtë sot, por edhe tek prindërit, të cilët i motivojnë ata të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026