Drama ‘Osman Taka’  vjen në Teatrin Kombëtar më 11 shkurt

7 Shkurt 2023 | 09:24

Drama “Osman Taka” vjen si premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental më 11 shkurt.  Është një vepër e fuqishme dhe tronditëse, me mesazh filozofik, shkruar nga Arben Iliazi. Regjisori dhe aktori i mirënjohur Naun Shundi ka përgatitur një shfaqje me një qasje regjisoriale mjaft interesante dhe me një frymë të re.

Lojën aktoreske regjisori ia ka besuar emrave të njohur të teatrit: Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Romir Zalla, Neritan Liçaj. Për këtë vepër u punua shumë, u punua për çdo detaj dhe për nuancat të cilat unë i çmoj tepër. Përgëzoj me këtë rast gjith stafin realizues, veç regjisorit dhe aktorëve, edhe skenografen dhe kostumografen Anila Zajmi, kompozitorin Endri Sina, koreografin Dion Gjinika dhe as/regjisorin Kristi Serani.

Në këtë dramë  autori është përpjekur të ndërtojë një kontekst të fuqishëm artistik, përmes figurës së njohur të Osman Takës. Autori ka vënë në pah kotësinë e luftërave dhe urrejtjeve nacionale që shpien në gjakderdhje e kaos, deri në trauma personale e zvetënime morale e shpirtëore, duke krijuar një model frymëzues për forcimin dhe ngritjen e moralit politik dhe kthjellimin e idealit për liri. Drama “Osman Taka” mbështetet mbi një legjendë të njohur të historisë. Vepra është ngritur mbi një sfond të tillë historiko-shoqëror, që krijon mundësinë të shpaloset kompleksiteti dramatik, historia e njerëzve  që bartin me vete mallkimin e luftërave.

Në këtë vepër nuk ka ndryshuar thelbi i legjendës, por legjenda është përdorur si lëndë e parë burimore, si një platformë mbi të cilën është ndërtuar konflikti dramatik. Osman Taka ngërthen brenda vetes një realitet historik të ngjeshur, përmes shumë rrethanave dhe situatave historike që jeton ky hero i Rilindjes Kombëtare, të cilin shumica e shqiptarëve e kanë dëgjuar si një valltar të famshëm me vallen e tij pirrike, që kërcehet kudo në trevat shqiptare, madje dhe në Greqi. Përmes këtij heroi autori eshte përpjekur që të analizoje, me një distancë kohe dhe vështrim kritik, zhvillimet dhe ngjarjet e mëdha, në frymën e idealeve kombëtare shqiptare, pikërisht përmes veprimit të ndërgjegjshëm dhe kurajoz të kësaj figure tejet interesante, këtij luftëtari të shquar të Çamërisë.

Drama Osman Taka, i kthen sytë nga ngjarjet dhe personazhet historikë që janë kthyer në Legjendë. Një legjendë dhe një hero legjendaro-historik, që vazhdon të frymëzojë breza të tërë, me luftën ndaj pushtuesve, në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe familjes shqiptare. Te Osman Taka, gërshetohet talenti i tij si artist- valtar, me sfidën që ai i bën vdekjes. Akti i tij, ka shërbyer dhe vazhdon të jetë simboli i heroit legjendar çam, duke i shërbyer njëkohësisht të tërë shqiptarisë. “Çështja Çame” ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje shqiptare, ashtu si dhe Osman Taka është burri simbol i vlerave me të bukura, që nga legjendë, u kthye në simbol.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024