English

“Si bashkëpunoni me opozitën që e quan Dumanin kriminel?”, Iljazaj debaton me Klosin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti Ervis Iljazaj u përplas me deputetin Blendi Klosi në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me rezolutën anti-korrupsion të votuar sot nga mazhoranca në Kuvend.

- Advertisement -

Iljazaj i kujtoi Klosit faktin se opozita me të cilën po bashkëpunon sot mazhoranca, që përfaqësohet nga Rithemelimi, përbëhet nga ajo pjesë e deputetëve që sulmojnë SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.

“Unë nuk besoj se politika do të luftojë korrupsionin, se politika është subjekt i hetimeve kundër korrupsionit, historia e politikës shqiptare na e ka mësuar këtë. Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria del vend i korruptuat, e vetmja gjë që ka ndryshuar këto vite është aktiviteti i SPAK, ne kemi një ministri kundër korrupsionit, vetëm në Afrikë mund të ketë një ministri të tillë. Që sot ka korrupsion Rama s’e mohon dot, ndaj do ta kthejë në favor të tij, të hipë në karrocën e SPAK për të thënë se është vullneti im që dua të luftoj korrupsioni. Unë gjykoj se po gjenden aleanca, i vetmi merak i politikës shqiptare është deri ku dhe deri sa do vazhdojë ky aktivitet i SPAK. T’i kërkosh pjesës tjetër që të luftojë korrupsionin, që e quan Dumanin kreun e një organizate kriminale, kjo më duket hipokrizi politike, ti fton palën tjetër ku lideri i tyre është i akuzuar për korrupsioni dhe u thua atyre hajde të luftojmë korrupsionin”, tha Iljazaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?