Si bashkohet PD? Qafoku: Duhet të ulet një grup të urtish

16 Janar 2023 | 13:01

Gazetari Roland Qafoku tha se zgjidhja më e mirë për bashkimin e Partisë Demokratike, do të ishte që një grup të urtish të ulte në tavolinë të dyja grupimet e PD-së dhe të bënte sheshimin e mosmarrëveshjeve.

I ftuar në Euronews Albania, Qafoku theksoi se negociatat për bashkimin e PD-së mund të jenë të suksesshme, vetëm nëse drejtohen nga persona pa interes për karrierë politike.

“Një shpartallim i tillë i PD do të ishte një gjëmë jo vetëm për PD-në dhe opozitën, por një gjëmë kombëtare. Bëhet fjalë për ekzistencën e opozitës dhe ndarja është pjesa më e keqe e mundshme. Unë përsëri këmbëngul, që një grup të urtish, pa interasa, pa asnjë lloj synimi në karrierë brenda Partisë Demokratike duhet të ulin palët dhe t’i pajtojnë ato. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë pasi edhe pjesa gri do ta besonte më mirë. Kalkulime, ndarje dhe pastaj bashkim, a e beson njeri këtë? Njerëzit nuk janë budallenj!”, tha Qafoku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026