“Si diplomat u zbut më shumë se ç’duhet”, Rama komenton dorëheqjen e Ermal Dredhës

11 Shtator 2025 | 12:32

Kryeministri Edi Rama komentoi dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës Ermal Dredha, duke e cilësuar atë vendimin e një njeriu të përgjegjshëm që e do qytetin e vet.

Teksa iu referua problematikave të vëna në dukje prej tij gjatë takimeve me drejtorë në këtë bashki, Rama tha se Dredha ishte më i miri në gjithë atë situatë, ndërsa shtoi se fakti që ka jetuar për shumë kohë jashtë vendit e kishte zbutur më shumë se ç’duhet.

“Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe, pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e kuçit. Dua të bëj të qartë që kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në të gjithë atë situatë është më i miri. Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ia lëmë vetëm Vlorës. Nuk është vetëm Vlora dhe dorëheqja e Ermalit, është treguesi i asaj që thashë i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka është se duke ndenjur për një kohë të gjatë larg Vlorës e Shqipërisë, u zbut më shumë se çfarë duhet për të përballuar aradhenë. “Të përfaqësosh Vlorën në radhët e deputetëve të PS është një nder shumë i veçantë që për ta merituar duhet të jesh i denjë.  Nuk është vetëm Vlora, por Vlora ka zakonin që bie në sy”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026