Si do ta ndajnë votën qytetarët e Tiranës nga kryetari tek këshilli bashkiak

10 Mars 2023 | 22:22

Për 85.3% të qytetarëve të Tiranës votimi për kryetarin është më i rëndësishëm. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania vetëm 6.3% e kryeqytetasve janë shprehur se është më e rëndësishëm votimi për anëtarët e këshillit bashkiak.

Të pyetur nëse do ta ndanin votën për kryetar bashkie nga ajo për këshillin bashkiak, pra të votojnë kandidatin e një partie dhe anëtarët e këshillit të një partie tjetër, 61.2% e qytetarëve të Tiranës janë shprehur se është e pamundur ndërsa vetëm 38.8% e kryeqytetasve janë shprehur se është e mundur.

79.7% e kryeqytetasve janë shprehur se do të votojnë edhe për kryetarë edhe për anëtarët e këshillit bashkiak në 14 maj ndërsa 20.3% janë shprehur se fletën për anëtarë këshilli mund ta bëjnë të pavlefshme.

Nga ana tjetër vetëm 8.3% e qytetarëve të Tiranës kanë deklaruar se mund të votojnë vetëm për anëtarët e këshillit Bashkiak e të bëjnë të pavlefshme fletën për kryetar bashkie, ndërsa për 91.7% një gjë e tillë është e pamundur.

Të pyetur nga Barometri 11.7% e qytetarëve të Tiranës kanë deklaruar se në zgjedhjet e 14 majit mund të bëjnë një akt politik dhe ti bëjnë të dyja fletët e votimit të pavlefshme ndërsa 88.3% janë shprehur se një gjë e tillë është e pamundur.

Ata që janë shprehur se mund ti bëjnë të dyja fletët e pavlefshme janë më shumë të rijnë duke nisur nga grup mosha 18-24 vjeç që zënë 23.9% pasuar nga grup mosha 25-34 vjeç me 12.6%, grup mosha 35-44 vjeç me 12.6%, grup mosha 45-54 vjeç me 10.7%, grup mosha 55-64 vjeç me 6.5% dhe më pak të predispozuar për të kryet këtë akt janë grup mosha 65-75 vjeç me 6.1%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025