Si do të jetë moti gjatë javës, ‘surpriza’ në fundjavë

12 Shtator 2022 | 08:20

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi për Euronews Albania se kjo javë do të jetë me mot të mirë.

“Do të kemi orë të shumta me diell, kryesisht gjatë ultësirës perëndimore, ndërsa herë pas here në zonat malore do të kemi kalime të pakta të vranësirave,” – u shpreh Osmani i cili sqaroi se këto vranësira mund të sjellin momente me pak shi.

Reshjet e shiut ka shumë mundësi të nisin nga e premtja pasdite, tha meteorologu. Ai shtoi se fundjava do të përfshihet nga rrebeshe afatshkurtra.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në dominimin e kthjellimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026