Si do të përfundojë çështja e Ervis Martinajt? Flet gazetari Ferhati

24 Dhjetor 2022 | 20:47

Gazetari Eni Ferhati beson se çështja e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj do të përfundojë në një “DZA”, që do të thotë dosje për zbulim autori, teksa shtoi se dosja do të pluhuroset në sirtarin e policisë dhe prokurorisë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se kjo çështje ka marrë dhe po merr shumë kohë për t’u zbardhur.

“Kur thuhet në rrugë të mbarë, unë kam përshtypjen që minimalisht, zoti Rrumbullaku mund të ketë siguruar një provë, për eleminimin e pistave që mos të harxhohet kohë, burime njerëzore për shkruarjen e një piste pa pasur “brum” po themi. Unë këtë nënkuptoj me këtë që thotë zoti Rumbullaku. Nga ana tjetër, të krijohet një përshtypje sikur, shumë çështje të tjera, edhe kjo çështje, për shkak se në Shqipëri ndodhin shumë zhvillime dhe harrohet nga një skandal apo një ngjarje tjetër që pasion ngjarjen që kaloi.

Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë që kjo çështje do na marrë shumë kohë dhe besoj se ende do na marrë shumë kohë, për të mos thënë edhe faktin që, çështja e Ervis Martinajt do të përfundojë në një “DZA”. “DZA” është dosje për zbulim autori, e cila do të pluhuroset në sirtarin e policisë dhe prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026