Si do vijnë paratë e emigrantëve, me gomone? Ana tjetër e amnistisë sipas ekspertes

13 Tetor 2022 | 22:59

Ekspertja e Ekonomisë, Elivar Golemi thotë se amnistia fiskale sipas draftit të prezantuar nga qeveria shqiptare në muajin qershor tenton të bëjë një mbrojtje të plotë ligjore jo vetëm fiskale për para që vijnë edhe nga një aktivitet joligjor.

Në emisioni Now në Euronews Albania ekspertja shpjegoi se projekti i amnistisë fiskale të mbron edhe nëse burimi i tyre nuk është i ligjshëm.

“Gjatë kohës që do të bëhet deklarimi vullnetar, nëse ky individ brenda një periudhe 5-ditore nuk rezulton në listat e personave me të shkuar të dyshimtë, e kalon lumin, merr një letër nga shteti dhe shkon në bankë, derdh shumën pa i dhënë llogari bankës për burimin e të ardhurave”, tha ekspertja.

Ajo theksoi se ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale por kundër procedurave.

“Nëse mua shteti shqiptar me jep të drejtë që lekët me thasë t’i sjell me gomone apo avionë që t’i zbardh në Shqipëri, po nga shteti në fjalë në doganë si do t’i deklaroj?” tha ekspertja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026