Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë?

23 Qershor 2022 | 21:40

Një në tre shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se pjesa dërrmuese e votuesve të majtë (74%) ka vlerësim të mirë për punën e përgjithshme të qeverisë. Mes votuesve neutralë, pjesa më e madhe e atyre që kanë dhënë një vlerësim pozitiv apo negativ, mbështet këtë të fundit (30,2%).

Pyetur mbi fusha specifike të ndryshme, gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.

Edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025