Protestat e organizuara kundër rritjes së çmimeve në vend mbështeten nga 87% e shqiptarëve. Thuajse aq janë edhe shqiptarët (82%) që nuk kanë marrë pjesë dhe nuk do donin të bëheshin pjesë e këtyre protestave.
Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me krizën e rritjes së çmimeve dhe reagimin e qeverisë por edhe të qytetarëve ndaj kësaj krize.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve (70%) i sheh protestat si të organizuara nga vetë qytetarët.
Thuajse aq janë edhe shqiptarët (64%) që besojnë se janë vetë qytetarët ata që përfitojnë nga protesta të tilla.
42% e qytetarëve mendon se qeveria duhet të japë dorëheqjen në rast se çmimet vijojnë të rriten. Thuajse aq janë edhe ata (38%) që nuk e kërkojnë dorëheqjen e qeverisë edhe nëse çmimet vijojnë të rriten.
Gjetjet janë të sondazhit të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në datat 25 Mars deri në 5 Prill, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.