Si mund ta përfitojnë të huajt nënshtetësinë shqiptare
Qeveria ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqiptare ku parashikohet heqja e disa kritereve për përfitimin e saj.
Të huajt nuk do të kenë më si kusht të dinë gjuhën shqipe për të përfituar nënshtetësinë shqiptare në rast se kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.
Në nenin 1 të projektligjit çdo fëmijë i lindur në Shqipëri do të ketë të drejtë të përfitojë shtetësinë në moshën madhore me pëlqimin e të dy prindërve me shtetësi tjetër të cilët kanë qëndruar në mënyrë të ligjshme në territorin shqiptar.
Të drejtën për nënshtetësi shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e fëmijës së lindur në vendin tonë nëse kanë banuar në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Shqipërisë për të paktën tre vite pavarësisht nëse e dinë apo jo gjuhën shqipe.
I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.”-thuhet në projektligjin e propozuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë