Si mund të ndryshohet klasa politike? Xhunga: SHBA-të kanë humur betejën, jo luftën

17 Maj 2023 | 11:29

Gazetari Albi Xhunga ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me rezultatin në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Xhunga tha se dy liderët që drejtojnë opozitën, Berisha dhe Meta duhet të largohen menjëherë pas rezultatit të dobët, për t’i hapur rrugën figurave të reja.

Gazetari shtoi largimi i tyre ka pak gjasa të ndodhë dhe nënvizoi se rikonfigurimi i klasës politike në Shqipëri mund të bëhet vetëm nga SPAK.

Sipas tij deri në këto momente SPAK ka dështuar dhe është bërë qesharak, por nënvizoi se SHBA-të kanë humbur betejën, por jo luftën.

“Unë besoj se SHBA e kanë humbur betejën në Tiranë. Është e pabesueshme por është e vërtetë, tre të korruptuar deri në momentin që po flasin kanë mundur të mundin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por unë mendoj se SHBA-të kanë humbur thjesht një betejë dhe jo luftën. Po të pranojmë logjikën se drejtësia nuk mund të hyjë në zgjedhje si elefanti në një vend qelqurinash.

Me këtë lkogjikë na duhet të presim reagimin e SPAK. SPAK deri në momentin që po flasim është bërë krejtësisht qesharak. Unë kam qenë tek ata që kanë besuar te SPAK. Ka pasur dy grupe te zërat publikë, njëri me mbështetje në reformën në drejtësi dhe një grup tjetër që s’ka besuar kurrë dhe është tallur. Realiteti na tregon se ne mund grupi I dytë ka pasur të drejtë.A mund të tallemi ne me SPAK”, tha Xhunga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka lënë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 qershor 2026...
12:24 | 29/06/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet

Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama. Gazetarja Eksiola Shehu...
11:25 | 29/06/2026