Si mund t’i drejtohemi Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Diskriminimi është një fenomen që mbetet një problematikë në vendin tonë, e theksuar më së shumti te të rinjtë.
Komisioneri për Mbrojtjen e Diskriminimit, Robert Gajda shpjegoi në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se si qytetarët mund t’i drejtohen këtij institucioni nëse kanë ankesa.
“Ne pranojmë ankesa në mënyra të ndryshme, si fizikisht në institucion, nëpërmjet e-maileve, postës, sinjalizimeve të ndryshme që na vijnë nga qytetarët. Edhe nëpërmjet zyrave rajonale që ne kemi, në Shkodër, Korçë dhe Fier. Të gjitha procedurat janë falas.
Një qytetar duhet vetëm të ankohet, të sjellë një dokumentacion minimal bazë që nevojitet për ngritjen e një ankese. Të gjitha procedurat bëhen nga ana e institucionit dhe përballohet nga ana e institucionit”, u shpreh Gajda.
Komisioneri nënvizoi se jo çdo shkelje ligjore apo padrejtësi është hetim në vetvete. Ai shtoi se në fillim bëhet një hetim paraprak për të parë nëse çështja e caktuar ka thelb.
Sipas tij, ligji parashikon që ngjarja, në rastin konkret diskriminmi, duhet të ketë ndodhur jo më vonë se para dy vitesh, pasi në të kundër qytetarët nuk kanë të drejtë të ankohen.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë