Si ndikon hapja e listave tek mandatet? Shpjegon gazetari Ardit Hoxha

10 Mars 2021 | 14:59

Vota preferenciale është një risi për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Ardit Hoxha shpjegoi në “Euronews Now” se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit lista e kandidatëve është e hapur dhe mund të bëhen ndryshime.

Gazetari u shpreh se vota preferenciale do të përcaktojë renditjen finale të kandidatëve për deputetë, pavarësisht sesi ata janë renditur në momentin kur është dorëzuar lista në KQZ.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 25 prillit pasi të mbarojë numërimi i votave për partinë, do të përcaktohet numri i mandateve që do të marrë partia në bazë të votave që ka marrë, e sipas gazetarit e para që del është herësi.

Ndërkohë me rëndësi edhe edhe pragu zgjedhor.

Nëse herësi është ndryshëm për çdo qark dhe çdo parti, pragu zgjedhor është 10.001.

Pra, nëse një deputet merr 10.001 mijë vota, ai automatikisht merr mandatin edhe pse mund të jetë në fund të listës.

Po kështu, në listat e deputetëve, 30% e tyre duhet të jenë vajza ose gra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026