Si ndodhi aksidenti tek “Rruga e Kavajës”, eksperti shpjegon dinamikën
Eksperti rrugor Mamir Hodo ka shpjeguar dinamikën e aksidentit të ndodhur mesditën e së dielës tek “Rruga e Kavajës”, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe teksa po kalonin vizat e bardha.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Hodo tha se ka qenë i pranishëm në vendngjarje kur ka ndodhur aksidenti dhe se semafori ka qenë në momentet e para të ndezjes së dritës së kuqe.
Eksperti rrugor tha se jeta e përdoruesve të rrugës u është rrezikuar si këmbësorëve ashtu edhe biçiklistëve, për arsye se drejtuesi i mjetit nuk ka bërë asnjë veprim për të mos u përplasur me çiftin, por ai ka bërë zhvendosje të tillë për të shmangur goditjen me këmbësorin i cili ishte në krahun e majtë.
Hodo u shpreh se mjetet nuk kanë qenë në qarkullim për shkak se semafori ka qenë i kuq, por drejtuesi i mjetit ka konstatuar këmbësorin nga 7 deri në 9 metra, para se të hynte në vijat e këmbësorëve.
Ai u shpreh se drejtuesi i mjetit do hetohet nga policia, teksa shtoi se ngjarja është në hetim për t’u zbardhur nga kamerat në lidhje me semaforin edhe pse mendohet se ka qenë e kuqe.
Eksperti shtoi se atij duhet t’i hiqet patenta sidomos me tetë shkeljet që kishte kryer dhe për këta persona që janë rrezik potencial në shoqëri policia duhet të kryejë testin e drogës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare