Si nisi përplasja e armatosur mes Indisë dhe Pakistanit

7 Maj 2025 | 12:24

Dy javë pas një sulmi vdekjeprurës ndaj turistëve në rajonin e Pahalgamit në Kashmirin e administruar nga India, i cili la të vdekur 26 persona, India ka nisur një seri sulmesh ajrore dhe tokësore ndaj objektivave të dyshuara në territorin pakistanez dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Ministria indiane e Mbrojtjes ka njoftuar se sulmet, të koduara si “Operacioni Sindoor”, kanë pasur në shënjestër “infrastrukturën terroriste” dhe janë pjesë e një “angazhimi për të mbajtur përgjegjës ata që qëndrojnë pas sulmit të 22 prillit”. India ka theksuar se ka shmangur goditjen e strukturave ushtarake pakistaneze.

Megjithatë, Pakistani e ka dënuar ashpër operacionin, duke e cilësuar si një “akt agresioni të paprovokuar”. Kryeministri Shehbaz Sharif deklaroi se “ky akt i neveritshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Ai mohoi përfshirjen e Pakistanit në sulmin ndaj turistëve dhe akuzoi Indinë për shënjestrim të zonave civile.

Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet kanë goditur tre rajone: Muzaffarabad dhe Kotli në Kashmirin e administruar nga Pakistani, si dhe Bahaëalpur në provincën e Punjabit. Gjenerallejtënant Ahmed Sharif Chaudhry njoftoi se janë vrarë të paktën 26 persona dhe 46 të tjerë janë plagosur. Ai gjithashtu deklaroi se forcat pakistaneze kanë rrëzuar pesë avionë luftarakë indianë dhe një dron, pretendime që India ende nuk i ka komentuar.

Nga ana tjetër, India ka raportuar se 10 civilë indianë janë vrarë nga kundërpërgjigjet pakistaneze përmes granatimeve përgjatë vijës së kontrollit.

Sulmi i 22 prillit konsiderohet si më i rëndi ndaj civilëve në rajon në dy dekadat e fundit dhe ka shkaktuar një reagim të ashpër nga qeveria indiane. Edhe pse ende nuk është identifikuar zyrtarisht ndonjë grup përgjegjës, autoritetet indiane kanë deklaruar se të paktën dy nga autorët e sulmit ishin shtetas pakistanezë.

Përballë përshkallëzimit të konfliktit mes dy fuqive bërthamore, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar “përmbajtje maksimale”, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që “luftimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Situata mbetet e tensionuar, me botën që vështron nga afër çdo zhvillim të ri në një nga rajonet më të ndjeshme dhe më të militarizuara të globit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026