Si priten Festat e Nëntorit në Durrës

16 Nëntor 2023 | 19:26

“Mendoj se kosovarët janë adhurues të mëdhenj të festave të Shqipërisë, sepse para luftës kanë qenë festat e vetme që kemi festuar,” – shprehet një qytetare.

Durrësi edhe për këto Festa Nëntori do të jetë pika ku do të takohen qytetarët e trojeve shqiptare.

Ndonëse na ndajnë gati 2 javë nga ato, operatori turistik, Blerim Norja thotë se që tani hotelet janë 80% të rezervuara.

 “Durrësi ka një minisezon gjatë kësaj periudhe. Që tani kemi diku tek deri 80% dhoma të rezervuara me grupe të organizuara, kurse individët rezervojnë më vonë,” – tregoi operatori turistik.

Arsyet se përse vijnë i tregojnë më mirë vetë ata.

“Padyshim që jemi të lidhur me historinë tonë kombëtare. Ne nuk kemi dallime sa i përket festave, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare,” – tha një burrë.

“Këtu ka organizime më të mira sesa te ne, prandaj një pjesë e madhe vijnë këtu. Unë vetë po, se kam arsye, se kam ditëlindjen,” – u shpreh një grua.

Prandaj, tur-operatorët kanë përgatitur paketa ekskluzivisht për ta vetëm për Festat e Nëntorit.

 “Duke qenë se i bie një fundjavë e gjatë, sepse Festat e Nëntorit bien gjatë javës, kemi bërë një ofertë shumë të mirë, një ofertë tre-ditore me një çmim prej 35-eurosh për person. Dihet që do të ketë një dekor të veçantë me tiparet e Festës së Flamurit. Do ketë edhe muzikë tradicionale shqiptare e patriotike,” – tha Norja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026