“Si skenë filmash”- Gazetari: Mjacaj kishte pistoletë me mulli, e qëlloi në qafë

16 Dhjetor 2023 | 20:23

Gazetari Aldo Kozarja ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku hodhi dritë mbi mënyrën si u krye vrasja me armë brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Kozarja u shpreh se skena është e ngjashme me një film, pasi Sokol Mjacaj, kreu ekzekutimin me një pistoletë me mulli dhe më pas mori peng me armën pa fishekë personat në dhomën e takimeve.

Kozarja theksoi se Mjacaj qëlloi me plumb në qafë dhe gjoks viktimën Arben Lleshi, ndërkohë që një plumb tjetër përshkoi të plagosurin Indrit Shaqja në pjesën e barkut.

“Është për skenar filmi, nga ato filmat e bukur të Hollywood-it.

Sokol Mjacaj, i dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë, ka pasur një pistoletë me mulli në të cilën ka pasur 5 fishekë, nga të cilët dy i ka qëlluar ndaj viktimës. Ndërsa një plumb u qëllua në drejtim të Indrit Shaqes, të cilit plumbi i përshkoi pjesën e barkut.

Viktima ka pasur dy plumba një në pjesën e qafës, ndërsa një tjetër në pjesën e gjoksit. Dy predhat e tjera që kanë dalë nga arma me mulli e Sokol Mjacaj nuk janë gjetur. Mund të kenë qenë përreth, por dhe grupi hetimor e ka pasur të vështirë pasi kemi të bëjmë me një burg të sigurisë së lartë”, tha ai.

Kozarja theksoi se pas kryerjes së krimit të burgosurit e tjerë kanë tentuar ta neutralizojnë, por e kanë lënë të ikte nga frika se mos kishte ende fishekë në fole.

Ai ka shkuar në dhomën e takimeve ku për rreth një orë ka mbajtur peng dhe familjarë të të dënuarve.

“Nga pamjet filmike shihet qartë që disa të burgosur të tjerë, pasi ky ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe të plagosurit, personat e tjerë kanë tentuar ta ndalojnë. Edhe pse ka qenë me armë në dorë ai ka ushtruar presion në mënyrë honorifike, pasi në brendësi të armës nuk ka pasur më fishekë. Ata e kanë lejuar të hyjë më pas në dhomën ku dorëzua te drejtori i burgut”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026