Si të mos hedhin më produkte? Rama propozon zgjidhen për fermerët

5 Nëntor 2022 | 13:12

Në një takim me fermerët në Lushnje, kryeministri Edi Rama ka propozuar një zgjidhje për fermerët në mënyrë që të mos hedhin produktet e tyre.

“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr frute apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim,” – deklaroi Rama.

Kryeministri solli në vëmendje se ka fermerë që e hedhin mollën në kanal, ashtu siç ka fermerë që e eksportojnë atë.

Sipas tij synimi është që të arrihet vlera e 1 miliard euro eksporte.

Rama nuk la pa sulmuar mediat të cilat nxjerrin në pah vetëm një anë të monedhës me synimin e vetëm për të sulmuar qeverinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026