“Mediat bashkë për rrëzimin e qeverisë”, Rama: Vaji i ullirit duhet certifikuar

5 Nëntor 2022 | 13:06

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Mallakastër ku tha se janë shumë të varur nga shiu në këtë moment kaq të vështirë sa i përket energjisë.

“Është shumë e rëndësishme që pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht ndarjeve të natyrës politike që janë normale, të mos jemi të ndarë, por të jemi të bashkuar në kuptimin e disa fakteve që vijnë si rezultat i një fakti themelor që ne jemi sot pjesë e një bote e cila është në luftë,” – tha Rama.

Kryeministri u ndal gjithashtu te mediat, në fjalën e tij. Sipas tij një pjesë e madhe e mediave, jo të gjitha, janë bërë bashkë me synimin për të rrëzuar qeverinë.

Ai sqaroi se ka një preferencë për vajin e ullirit të importit, prandaj sot importohet 1 mijë ton edhe pse prodhimi vendas është në nivele të kënaqshme.

“Ndikon dhe fakti që industria jonë e vajit të ullirit është ende në hapat e parë dhe falë mbështetjes që ne i kemi dhënë, sepse përpara as që bëhej fjalë farë, për asnjë lloj zinxhiri industrial sado simbolik, është një industri që ka probleme me certifikimin, me standardizimin,” – deklaroi kryeministri.

Rama tha se vaji i ullirit duhet parë si një vlerë që është e garantuar dhe nuk mund të punohet më veç e veç. Sipas tij duhen bashkuar forcat dhe duhen parë shembujt pozitivë që tani janë në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026