Si u dashurua me vajzën e ambasadorit, ish-i dënuari rrëfen historinë: Është në film

2 Shtator 2022 | 10:23

Ernest Tushe, ish-i përndjekur politik rrëfeu për Euronews Albania historinë e dashurisë me vajzën e ambasadorit italian.

Ai tregoi se ishte një 18-vjeçar i cili luante basketboll dhe me vajzën e ambasadorit u takuan krejt rastësisht. Nisën të flisnin, duke qenë se dhe Tushe dinte shumë mirë italisht dhe herë ajo shkonte te stërvitja e tij, herë Tushe te stërvitja e saj në tenis.

“Kjo u trash pak derisa përfundoi në dashuri,” – u shpreh Tushe, i cili tha se kjo histori është bërë film me regjisor Namik Ajazin dhe pjesëmarrje italo-shqiptare.

Ish-i përndjekur politik kërkoi hapjen e dosjeve dhe tregoi se e ka marrë dosjen e tij kur Autoriteti i Dosjeve nuk ishte ngritur fare.

Tushe tha se është dënuar kur ka qenë 19 vjeç dhe spiunët e tij kanë qenë miqtë që nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur u dënua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026