English

Si u dorëzua në polici autori Julian Gjoshi? Gazetari Ferhati sjell detaje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia ka njoftuar këtë të hënë se është dorëzuar pranë autoriteteve ligjzbatuese autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dje në Ndroq.

- Advertisement -

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania detaje se si vijoi më pas hetimi i ngjarjes.

“Policia kishte arritur të krijojë një perimetër sigurie, që mendohej se ku mund të ishte fshehur autori pas atentatit, nisur nga vendi ku ai braktisi automjetin me të cilin u largua nga vendngjarja.

Automjeti është gjetur sot paradite në një zonë të caktuar. 27-vjeçari Julian Gjoshi ishte me precedent të mëparshëm penal. Negociata me familjen e tij ishin ato të cilat e bindën të dorëzohet në polici. Për sa i përket gjendjes së këtij të fundit, është një gjendje e rënduar për shkak të ngjarjes”, tha Ferhati.

Ai shton gjithashtu se grupi hetimor ende nuk e ka administruar armën e krimit, një provë e cila është shumë e rëndësishme për hetimin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?