Si u la në hije Ahmetaj, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ramës
Pas 9 vitesh Arben Ahmetaj nuk do të ketë asnjë post të rëndësishëm në Partinë Socialiste.
Një ditë më parë, kryeministri Rama vendosi ta largonte edhe nga drejtimi i qarkut të Vlorës. Tanimë ai do të ushtrojë vetëm detyrën e deputetit.
Arben Ahmetaj e ka nisur angazhimin në Partinë Socialiste që në kohën kur në pushtet ishte Fatos Nano.
Në atë periudhë, ai ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian lidhur me marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Në vitin 2009 Ahmetaj u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Korçës. Ngjitja në karrierë fillon kur socialistët vijnë në pushtet në 2013-ën.
Asokohe, Ahmetajt iu besua posti i ministrit të sipërmarrjes. Pas 3 vitesh në këtë institucion, ai largohet dhe merr në dorë financat e shqiptarëve.
Në 2018-ën, vendin e Ahmetaj tek financat e zë Anila Denaj. Nuk kalon as 1 vit jashtë qeverisë dhe Rama vendosë ta rikthejë në kabinet.
Tërmeti i 2019-ës bëri që Ahmetaj në dhjetor të po këtij viti të merrte drejtimin e ministrisë së shtetit për rindërtimin.
Bashkëpunimi Ahmetaj-Rama u bë edhe më i ngushtë në shtator 2021, kur kreu i qeverisë vendosi ta ketë në krahun e tij të djathtë në kabinet, në detyrën e zëvendës kryeministrit.
Me dy poste të rëndësishme në qeveri, Ahmetaj ishte kthyer në një ndër personat më të besuar të Edi Ramës.
Për të nuk kanë munguar akuza nga opozita për çështjen e inceneratorëve.
Në korrik të këtij viti, kryeministri Rama që e promovoi në disa detyra vendosi ta shkarkojë nga detyra e zv. kryeministrit me argumentin se në këto momente prioritet për Shqipërinë ka procesin i anëtarësimit me Bashkimin Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Çoi informacione te Meta për inceneratorët”, gazetari flet për krisjen Rama-Ahmetaj
- Ahmetaj pa asnjë post në PS, Rama e largon nga drejtimi i qarkut të Vlorës
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun