Si u ngjit në fron Mbretëresha Elizabeth II
Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt të vitit 1952.
Atë muaj, Princesha Elizabeth dhe i shoqi, Princi Philip, ndodheshin në një udhëtim zyrtar në Afrikën Lindore, në kuadër të një turi në vendet e Commonwealth.
Por, pak ditë pas largimit nga Londra, më 6 shkurt, mbretëresha mori lajmin për vdekjen e të atit, Mbretin George VI.
Të njëjtën ditë, ajo u kthye në Londër me një tjetër status shoqëror.
Pavarësisht se ishte i sëmurë, vdekja e Mbretit George në moshën 56-vjeçare qe e papritur. Pas kësaj ndodhie, Elizabeth ishte e vetmja që mund të merrte fronin, pasi xhaxhai i saj Eduard VIII e kishte refuzuar që më herët.
“Ishte në vitet e adoleshencës kur Elisabeth, papritmas kuptoi se kursi i saj i jetës do të ndryshonte në mënyrë dramatike, pasi xhaxhai i saj refuzoi fronin”, thotë Anna Whitelock, historiane e monarkisë në Universitetin e Londrës.
Vetë Elisabeth e pranoi fatin e saj, duke reaguar me një ndjenjë detyre menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e të atit. Ndërsa përgatiti procedurat për kthimin në Londër, ajo shkroi letra për të “kërkuar ndjesë” që po largohej papritmas nga Afrika Lindore.
Elizabeth u kurorëzua si mbretëreshë mbi një vit më vonë, në 2 qershor të vitit 1953.
Ceremonia e kurorëzimit ku morën pjesë aristokracia e Anglisë, udhëheqës ndërkombëtarë politikë, qytetarë dhe biznesmenë, u transmetua nga televizionet dhe radiot në të gjithë botën.

Mbretëresha Elizabeth II është monarkja e 63-të e Britanisë.
Të dielën ajo festoi 70-vjetorin e mbretërimit të saj, ku edhe shprehu dëshirën që Camilla, dukesha e Cornwal të njihet si mbretëreshë, kur i shoqi, princi Charles të bëhet mbret i Britanisë së Madhe.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta