Si u njoh Liri Belishova me Enver Hoxhën? Studiuesi tregon takimin e parë

23 Dhjetor 2022 | 12:31

Studiuesi Marcel Hila tregoi në studion e Euronews Albania takimin me Liri Belishovën, një komuniste që u arrestua nga sistemi në vitin 1960.

Belishova u arrestua nën akuzën se ishte mike e Nikita Khrushchev-it, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.

Hila e përshkruan Liri Belishovën një grua gjeni, shumë inteligjente.

Madje, ai rrëfen edhe takimin e parë të Liri Belishovës me Enver Hoxhën. Kjo e fundit ishte mahnitur nga bukuria e diktatorit dhe tha se Shqipëria u deh prej tij.

“Liri Belishova kishte një karakteristikë: që të flisje një fjalë, ajo e merrte atë fjalë dhe e plotësonte me argumente. Ajo ishte gjeni. Liria më ka thënë që ne ishim të dehur, dhe sesi na zuri ajo pije dhe u demonizuam më në fund. Ajo më ka kallëzuar se si e ka parë për herë të parë Enver Hoxhën. E kam parë në vitin 1944 në Helmes, ishte kongresi i Rininsë Anti-Fashiste që po bëhej atje në Skrapar, më kishin arrestuar gjermanët. Kamber Belishova, i ati, i shkon Anton Harapit dhe i thotë: më kanë kapur vajzën 17-vjeçe dhe duan të ma vrasin ose të ma çojnë në kampe. Shkuam tek komanda dhe i tha: ju merreni me një vajzë 17-vjeçe? U lirua bashkë me Nako Spiron, që ishte i fejuari i saj. Kur shkuan të nesërmen në Helmes panë udhëheqësit e asaj kohe. Shkuam të takonin Enverin. Kur ka dalë ishte yll, me metoda xhentile më shtrëngoi atë dorën. Liri, u lirove nga burgu. Ajo pamja e tij dehu Shqipërinë”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026