English

‘Vëllai i mbylli derën”, studiuesi tregon historinë e klerikut që përfundoi në burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Studiuesi Marcel Hila u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kisha katolike ka qenë më e goditura gjatë komunizimit me 67 të pushkatuar.

- Advertisement -

“Kisha katolike është më e goditura,që ka 67 të pushkatuar dhe të vdekur në burgje. Janë shumë që kanë vdekur në tortura, të tjerët kanë vdekur në burgje. Kleri katolik ka pësuar një gjenocid. Ata kishin një kulturë perëndimore, kjo ishte një nga arsyet. Komunizmi ka dashur terr dhe nuk mund të punonte me një kulturë të lartë si këta. Njëherë në tre muaj dega e punëve të brendshme bënte një analizë me klerin, sa janë gjallë, me çfarë merren, kush është në burg dhe kush është për t’u futur në burg.  Familjarët nuk i kanë pranuar klerikët. Priftërinjtë nuk ishin të martuar; kur janë mbyllur kishat dhe i kanë nxjerrë jashtë, nuk kishin moshën për të punuar. Kanë kaluar një persekutim të dyfishtë dhe trefishtë, përveç ekonomik; kanë përjetuar braktisjen nga familjarët e tyre”, u shpreh ai.

Hila tregoi një rast ku një klerik u lirua nga burgu pas 14 vitesh dhe vëllai nuk e pranoi që të strehohej në shtëpinë që kishte blerë vetë.

“Një rast ishte në vitin 1957, ky me kursimet e tij blen një shtëpi të vogël në Shkodër. Përpara tragjedisë i thotë vëllait: a po vjen dhe po jeton ti në këtë shtëpi, që nëse mundet të vij, ti më lëshon një dhomë? Po, i thotë i vëllai. Në 1959 e arrestojnë këtë klerikun. Dënohet me 25 vite burg, pas 14 vitesh del nga burgu. Shkoi tek shtëpia e tij, ka trokitur në derë, i tha që jam filani. I tha: erdha tek shtëpia ime. Vëllai i tha që nuk është shtëpia jote, kam fëmijë për të rritur dhe i mbylli derën”, tregon Hila.

“Dikush e gjen në rrugë, teksa kishte ngrirë. Kur kam shkuar atje, tha, kemi ndezur një furrnellë vajguri. E mori në shtëpi mbesa. Kjo ishte një tragjedi”, tha ai më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?