Si u pritën drejtuesit e rinj të PS në Shkodër e Vlorë
Partia Socialiste ka prezantuar disa nga drejtuesit politikë të qarqeve ku nuk munguan edhe surprizat.
Ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u prezantua si drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, pas largimit të Arben Ahmetajt nga ky post.
Klosi ka qenë edhe më parë drejtues politik në Vlorë, në vitet 2007-2009.
Pas Edona Bilalit, Elisa Spiropali ka marrë rolin e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës, të cilin nuk e cilësoi një qark të thjeshtë.
Gazetarja Ebrieta Maçaj raportoi se në prezantimin e Klosit ka munguar ish-drejtuesi i këtij qarku, Arben Ahmetaj dhe kryetari i bashkisë, Dritan Leli.
Klosi nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë lidhur me marrëdhëniet që do të ketë me kryebashkiakun. Nuk dihet nëse do të bëjë Klosi reformën e pritshme për drejtuesit në institucionet vendore në Vlorë.
Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra se vendosja e Elisa Spiropalit në rolin e drejtueses politike të Partisë Socialiste të Shkodrës është një rikthim duke qenë se Spiropali më herët, në vitin 2013 ka qenë me forumin rinor të PS ose FRESH në Shkodër ku ka qenë mjaft aktive.
“Rikthimi i Spiropalit është i rëndësishëm për gjendjen e PS në Shkodër, ku kjo parti ishte në limitet e ekzistencës me Edona Bilalin që kishte marrë tërësisht partinë mes akuzave të shumta për nepotizëm në vendosjen e drejtorëve në këtë bashki. Ndaj rikthimi i Spiropalit shihet si një moment kthese. Aq e rëndë është gjendja e PS në Shkodër sa asnjë nuk merr përsipër të garojë për këtë bashki nën siglën e PS”, raportoi gazetari Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij