Sindikata e policisë së Kosovës kërkon ligjin për pensionim të parakohshëm

13 Qershor 2022 | 14:29

Policët e Kosovës janë më të vjetrit në rajon, ndaj miratimi i ligjit për pensionimin e parakohshëm po shihet si i domosdoshëm nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Në Sindikatën e Policisë së Kosovës, thotë se miratimi i këtij ligji po vonohet, pasi premtimet kanë qenë nga muaji mars të finalizohet ky ligj.

Me miratimin e ligjit për pensionimin e parakohshëm, secili zyrtar policor që mbush 55 vjet, kalon në pensionim të parakohshëm, derisa pritet të marrë si pension 60 për qind të pagës.

528 zyrtarë policorë me sëmundje kronike po detyrohen të dalin në punë.

Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri, ka deklaruar për KosovaPress, se ligji për pensionim të parakohshëm është i domosdoshëm dhe duhet që me çdo kusht të procedohet këtë vit.

“Ligji për pensionimin në moshën 55-vjeçare ose të parakohshëm për Policinë e Kosovës është jashtëzakonisht i domosdoshëm dhe ne kemi bërë kërkesë dhe kemi biseduar për këtë çështje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ajo ka shpreh interesimin që ky ligj të aprovohet dhe të ecet me këtë ligj… Mosha mesatare e Policisë të Kosovës është më e vjetra në rajon, ka arritur moshën 47-vjeçare, d.m.th. moshën mesatare e kemi 47-vjeç që mund të themi që është një moshë e shtyrë për detyrat apo autorizimet policore, të cilat duhet t’i kryejnë, çdo zyrtarë policorë duhet të jetë i përgatitur edhe fizikisht edhe psiqikisht, dhe sa më në moshë të re që është ato obligimet policore i kryen shumë më mirë… Është kërkesë e sindikatës që me çdo kusht këtë vit të procedohet ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, sepse është i domosdoshëm, në një formë të përmirësohet edhe kualiteti dhe mirëqenia e zyrtarëve policor pas pensionimit”, theksoi Zeqiri.

Zeqiri tha se janë 528 zyrtarë policorë me sëmundje kronike, ndërsa ka shtuar se në rast që miratohet ky projektligj i bie të marrin 60 përqind të pagës bruto.

Ndërkohë, në Policinë e Kosovës thonë se policët që diagnostifikohen me sëmundje të rënda, rekomandohet të kenë pushim mjekësor me pagesë por edhe lehtësim në detyrë, derisa tregojnë se pse është i domosdoshëm miratimi i ligjit.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se miratimi i këtij ligji do të ndikonte me përtëritjen e këtij institucioni dhe në këtë mënyrë do të ofroheshin shërbime më të mira për qytetarët.

Ndërkohë, Ministria e Financave nuk ka kthyer përgjigje se kur do ta dërgojë për miratim këtë projektligj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026