Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre

19 Qershor 2026 | 17:00

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, ka shprehur këtë të premte mbështetjen e saj për mobilizimin qytetar që po zhvillohet në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit që prej 31 majit 2026.

Në një deklaratë publike, sindikata vlerëson protestat si një shprehje të qytetarisë aktive dhe të angazhimit demokratik, duke theksuar se shumë prej anëtarëve të saj kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në këto tubime.

SPUSH përshëndet karakterin paqësor dhe jopartiak të protestave, të cilat sipas saj janë organizuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura natyrore, pasurive publike dhe për garantimin e konsultimit të qytetarëve në vendimmarrje.

Në reagim, sindikata vlerëson veçanërisht rolin e të rinjve në organizimin e lëvizjes, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e protestuesve janë studentë dhe ish-studentë të universiteteve shqiptare.

Sipas SPUSH, kërkesat e ngritura nga protestuesit lidhen me parime të rëndësishme të transparencës, përgjegjësisë publike dhe konsultimit me grupet e interesit, të cilat përputhen me standardet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Deklarata nënvizon gjithashtu se universitetet dhe komuniteti akademik duhet të luajnë një rol aktiv në debatet publike që lidhen me mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e pasurive publike. Sindikata argumenton se ekspertiza akademike në fusha si ekologjia, urbanistika, ekonomia dhe e drejta duhet të përfshihet në mënyrë formale në proceset vendimmarrëse për projektet me ndikim të gjerë social dhe mjedisor.

SPUSH shpreh shqetësimin se anashkalimi i ekspertizës akademike dhe i konsultimit me palët e interesit mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe legjitimitetin e politikave publike.

Në fund të deklaratës, sindikata riafirmon të drejtën e pedagogëve dhe personelit akademik për të shprehur lirisht mendimet e tyre në debatin publik dhe deklaron mbështetjen për çdo iniciativë që, sipas saj, kontribuon në forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e arsimit dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

SPUSH i bën thirrje qeverisë dhe forcave politike që të dëgjojnë kërkesat e protestuesve dhe të angazhohen për gjetjen e zgjidhjeve në interes të qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga 2.2 në 13.7 milionë pasagjerë”, Rama: Rinasi drejt një epoke të re dixhitale

Kryeministri Edi Rama vlerësoi zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” si një nga historitë më të suksesshme të transformimit të infrastrukturës në vend. Gjatë ceremonisë...
16:58 | 19/06/2026

Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në...
15:41 | 19/06/2026

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados

Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku përballen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori Ols Dado, nuk është...
15:23 | 19/06/2026