Sinjale pozitive për lindshmërinë në Shqipëri pas rekordit historik në 2020-n
Prej dy vitesh, Shqipëria ka shënuar një rënie të konsiderueshme në lindshmëri. Jo vetëm kaq por gjatë vitit 2020 pati nivel rekord negativ të shtesës natyrale të popullsisë që nuk ishte hasur që prej vitit 1948.
Vitin që lamë pas, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje dhe 28,026 vdekje duke shënuar nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë.
Për viti 2021 duket se do të flasë ndryshe në gjuhën e shifrave po t’u referohemi të dhënave për katër muajt e parë. Për periudhën janar-prill, në vend janë regjistruar 12,766 lindjeje.
Këtë bën të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Por duket se në këtë shumë janë përfshirë edhe fëmijët që kanë lindur jashtë vendit nga familje që jetojnë në emigracion të cilët janë regjistruar për të përfituar banuesin e bebes.
Shqipëria është vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, me shtesë natyrore negative. Një ndër faktorët që ndikon në rënien e popullsisë është dhe niveli i lartë i emigracionit në dekadat e fundit, me rreth 40% të popullsisë që jeton jashtë.
Prirja e emigrimit është përshpejtuar sërish vitet e fundit, duke përfshirë dhe largimin e familjeve. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës