Situata e COVID, Tritan Shehu: Po shkon drejt katastrofës, qeveria fshihet pas Komitetit të Ekspertëve
Ish-ministri i Shëndetësisë,Tritan Shehu deklaroi për Euronews Albania se situata e pandemisë në vend po shkon drejt katastrofës.
Ai theksoi se masa e parë që duhet të marrë qeveria është shumëfishimi i numrit të testimeve në popullatë.
“Ky komitet më duket sikur është në Mars jo në tokë. Situata në Shqipëri nuk është se ka një përkeqësim të lehtë, situata po shkon drejt katastrofës. Situata në Shqipëri është jashtë kontrollit. Së dyti masat që duhen marrë nuk janë masat mbyllëse. Masat që duhen marrë janë ato masa që ne kemi shprehur prej kohësh, për të ngadalësuar këtë përkeqësim galopand të gjendjes dhe për të evituar tani më të keqën që mund të ndodhë.
Masa e parë është shumëfishimi i numrit të testimeve. Testimet në Shqipëri kanë një pozitivet të frikshëm”, tha Shehu.
“Të sëmurë rrinë me orë të tera nëpër autoambulanca për t’u futur në spitale. Të sëmurët janë ata që po vuajnë këtë in-kapacitet , këtë mungesë menaxhimi”, tha ai më tej.
Sipas Shehut qeveria fsheh të vërtetën sa i përket situatës së COVID-19.
“Më vjen keq që ata kërkojnë që të fshehin të vërtetën. Komiteti i Ekspertëve është vendosur në plan për të fshehur mungesën e kapaciteve. Qeveria është fshehur pas Komitetit të Ekspertëve, vendimet i merr qeveria”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë.
Lexoni gjithashtu:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura