Situata e rreshjeve në Elbasan: 15 banesa të përmbytura, probleme me energjinë elektrike

7 Janar 2026 | 12:44

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe problematika në disa zona të Qarkut të Elbasanit. Bilanci i banesave të përmbytura ka shkuar në 15, kryesisht në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik dhe në Bashkinë Belsh.

Sipas raportimeve, pesë banesa janë përmbytur në zonën e njohur si Uzina e 12-të, ndërsa mbi dhjetë banesa të tjera janë prekur në territorin e Bashkisë Belsh. Rrezik për depërtim të ujit raportohet edhe në disa banesa në Bashkinë Cërrik, për shkak të bllokimit dhe mungesës së mirëmbajtjes së kanaleve kulluese.

Në qytetin e Elbasanit, përmbytja e kateve të para të disa banesave lidhet me problemet në kanalin kullues, pranë punimeve që po kryhen nga kompania Salillari në kuadër të ndërtimit të Korridorit VIII. Në disa raste, ndërhyrja për zhbllokimin e situatës është kryer nga vetë firma, ndërsa banorë të tjerë janë detyruar të ndërhyjnë privatisht.

Albert Muça, banor i fshatit Katund i Ri, tregon se është përballur i vetëm me situatën, duke nxjerrë ujin nga banesa, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.

Përmbytje janë evidentuar edhe në tokat bujqësore të Njësisë Administrative Gjergjan, si dhe në fushën e Muriqanit, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese që përshkojnë këto zona.

Në bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen situata emergjente. Akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të hapura për qarkullim, ndërsa në aksin Gramsh–Moglicë ka pasur rënie inertesh, të cilat janë pastruar nga firma kontraktuese.

Autoritetet bëjnë me dije se prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në nivele mesatare dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik.

Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. Gjatë natës janë regjistruar stakime në disa zona, ndërsa aktualisht janë jashtë funksionit fidri në Njësinë Administrative Përparim në Bashkinë Peqin, fidri Klos–Mollas në Bashkinë Cërrik, si dhe Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas.

Në total, 514 abonentë në Qarkun e Elbasanit rezultojnë pa energji elektrike. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet sigurojnë se furnizimi me energji do të rikthehet brenda një kohe të shkurtër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026