Situata në Kosovë, Rama sot udhëton drejt Brukselit

26 Qershor 2023 | 09:41

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot ne Bruksel me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Takimi vjen pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi.

Kryeministri shqiptar i ka kërkuar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Në një konferencë për mediat javën që lamë pas Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan për sa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në, janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planifikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026