Situata në veri, Kurtit i kërkohet të pranojë kërkesat e aleatëve
Qeveria e Kosovës duhet të pranojë kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë për deeskalimin e situatës në veri, thonë analistët politikë për KosovaPress. Sipas tyre vazhdimi i tensioneve në veri dhe acarimi i marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk janë në favor të Kosovës.
Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se kryetarët e katër komunave në veri duhet të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte alternative dhe pastaj të caktohet data për zgjedhjet e reja në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, kërkesa këto edhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai thotë se propozimi pesë pikësh i kryeministrit Kurti dhe fokusimi vetëm në sundim të ligjit nuk mund të prodhojë zgjidhje.
Mungesë të vizionit për të ecur drejt depërshkallëzimit të situatës në veri, po sheh edhe analisti tjetër politik, Albinot Maloku.
Megjithatë, ai thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti shpeshherë ka pranuar kërkesat ndërkombëtare në momentin e fundit kur nuk është pritur që ai të ndryshojë.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Ndërkaq, më 14 qershor, tre policë kufitar të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të vendit. Të premten atyre i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Kralevë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor