Situata nga zjarret në vend:21 vatra të regjistruara, një pjesë e tyre të qëllimshme

12 Korrik 2025 | 16:30

Shqipëria po kalon një situatë shqetësuese sa i përket zjarreve të cilat kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, ndërsa efektivët e zjarrfikëses vijojnë punën në terren për shuarjen e tyre. 21 vatra aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit. Më problematike janë zonat malore aty ku dhe është më e vështirë ndërhyrja për shuarjen e tyre.

Në total janë 16 bashki në të cilën është vepruar dhe po punohet me flakët, një pjesë vatrave të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Në Bulqizë zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara, ku më tepër se 20 persona punuan për shuarjen e flakëve.

Në Lurë po ashtu situata ishte e njëjtë, ku një pjesë e parkut kombëtar u përfshi nga flakët, ku u dogj një zonë pyjore. Në qarkun Tiranë vijoi puna për fikjen e zjarrit të rënë në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe.

Në bashkinë Librazhd po ashtu u krijua një situatë nga zjarret, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe në Udenisht të Pogradecit.  Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.

Në ditët në vijim situata duhet të mbahet nën survejim, pasi vatrat mund të riaktivizohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026