Situata pas sulmeve, Agjencia Atomike: Nuk ka rrezik për rrezatim
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, i cilësoi sulmet ne centrale bërthamore të Iranit si shqetësues, por deklaroi nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit.
Agjencia shtoi se po bëhen vlerësime shtesë dhe do të merren të dhëna nga terreni për vlerësime me të detajuara. Në të njëjtën kohë, autoritetet iraniane po përpiqen të sigurojnë publikun dhe të mos përhapin panik për pasojat e sulmeve.
Kreu i Qendrës Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve Bërthamore në Iran, Reza Kardan tha se “nuk është vërejtur asnjë gjurmë radioaktive jashtë vendeve të sulmuara”. Sipas mediave iraniane, një pjesë e madhe e materialeve ishte tërhequr nga bazat para se të kryehej sulmi.
Por cilat janë bazat që u goditën?
Baza Fordow përdoret për prodhimin e uraniumit. Ajo është brenda një mali, për ta mbrojtur nga sulmet. Ushtria amerikane arriti në përfundimin se një bombë e vetme nuk e shkatërronte atë, ndaj u përdorën disa bomba të fuqishme për bunkerët.
Qendra Natanz është më e madhja e pasurimit të uraniumit në Iran. Sallat me centrifuga ndodhen thellë nëntokë, por sipas ekspertëve, kjo qendër është më pak sekrete dhe më pak e mbrojtur se të tjerat.
SHBA goditi gjithashtu qendrën Isfahan, ku ndodhen rezervat më të mëdha të karburantit bërthamor të Iranit. Izraeli goditi disa pjesë të objektit javën e kaluar, por shmangu zonat ku ndodhet karburanti.
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut