“S’ka as vjedhje, as fshehje”, flet avokati i agjentes së postës: Do shkojmë në Apel
Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private. Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë.
Avokati i saj Jordan Daci tha pas vendimit në një deklaratë për mediat se kjo është një mosmarrëveshje e pastër civile dhe se klientja e tij nuk ka përvetësuar e as nuk ka vjedhur asgjë.
“Jemi përpara një mosmarrëveshje të pastër civile dhe nuk ka asnjë element të veprës penale për të cilën dyshohet e ndaluara, për më tepër ne mendojmë se të gjitha shifrat e publikuara janë krejtësisht fiktive dhe të mbushura me parregullsi dhe e mbrojtura nga ana jonë, nuk ka asnjë lidhje me to.
Nuk ka as përvetësim, as fshehje dhe as vjedhje, ka mos raportim detyrimesh për një pjesë të detyrimeve, për të cilat duhet të bëhet auditim. Ne nuk do e lëmë me kaq, se ky është një vendim i pabazuar as në prova dhe as në fakte ndaj do e çojmë në Gjykatën e Apelit”,-tha avokati Jordan Daci.
Alma Beqiri ka mohuar akuzat, avokatët kanë kërkuar një masë më të butë sigurie pasi sipas tyre 46-vjeçarja nuk ka mashtruar e as përvetësuar para por ka shlyer rregullisht bizneset që kanë bashkëpunuar me postën për porositë. Nuk bëhet fjalë për një mashtrim por një mosrakordim mes të pandehurës dhe kompanisë dhe dyshohet që është evazion fiskal për shkak të kryerjes së shërbimeve pa faturë tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian