S’ka bisedime nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuara, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se nëse Moska mban referendume për bashkimin me Rusinë në zonat e pushtuara të vendit të tij, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.
Gjatë fjalimit të tij të dielën mbrëma të shpërndarë në rrjetet sociale, Zelenski u shpreh se Ukraina po qëndronte fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.
“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin për vete çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat pala ruse do t’i duhet qartë në një moment,” theksoi ai.
Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska kanë nën kontroll, territorin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por pak përparim u arrit, ku secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontaktit.
LEXONI GJITHASHTU
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve