‘S’ka mbetur asnjë’, aktori 94-vjeçar ëndërron të luajë sërish, por i mungojnë kolegët e skenës
“Ore mos na e vini e se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”.
Batuta e Koço Qendros në filmin Përballimi, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër.
Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet.
Sot mban mbi supe 94 vite jetë, është aktori më i vjetër në moshë që kemi dhe ende deshiron të ngjitet në skenë.
Qendro na tregon se në rrugën e humorit ka hyrë natyrshëm, por gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur edhe role dramatike.
“Unë me thënë të drejtën as nuk e kam menduar që do të vinte një ditë që do bëhesha aktor i humorit,” – tha ai.
Roli i jetës së tij është Harpagoni, në komedinë “Kopraci” të Molierit, rol që në vitin 2019 e riktheu në skenë pas 40 vitesh, nën regjinë të të ndjerit Dhimitër Orgocka.
“Aktori e ka ëndërr që të ketë role të tilla siç është Harpagoni në komedinë “Kopraci” të Molierit dhe as ma merrte mendja që do vinte një ditë që do e luaja këtë rol. U jam mirënjohës këtyre regjisorëve të mëdhenj, profesor Sokratit e në mënyrë të veçantë të ndjerit Piro Mani,” – u shpreh Qendro.
Në mungesë të skenës, na tregon se ditët i kalon duke shkruar. Kohët e fundit i është dedikuar shkrimit të një libri për mikun e tij Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2021.
Ndërkohë që kujton me nostlagji bashkëpunëtorët e tij të parë, Koço Qendro tregoi se i përket një brezi dhe një disipline tjetër, ndaj nuk është i kënaqur me kulturën e punës së aktorëve të rinj.
Aktori theksoi se arti nuk e ka bërë të pasur, por e ka mbajtur në formë dhe i ka dhuruar dashurinë e publikut, që për të është shumë e çmuar.
Qendro nuk i kursen kritikat për politikanët, që artin sipas tij e kanë lënë në harresë, por edhe për aktorët që merren me politikë ka të njëjtin qëndrim.
“Ka ndonjë seancë parlamenti që të flitet për artin skenik, për artistët? Asnjë. Ka ndonjë mbledhje qeverie në tërë këtë periudhë? Asnjë. Është për të ardhur keq,” – tha ai.
Ndër të fundit e asaj plejade aktorësh, Koço Qendro dëshiron që t’i rikthehet sërish skenës.
“Me gjithë qejf do të hyja në skenë, por me cilin regjisor. Ku është regjisori? Me cilët aktorë? S’ka mbetur asnjë nga aktorët. Jam gati që të loz, por me kë?” – përfundoi intervistën e tij për Euronews Albania Koço Qendro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova propozon filmin “Zgjoi” për Oscars 2022
- Aktori Roberto Benigni merr çmimin e karrierës në Festivalin e Filmit në Venecia
- Festivali i Filmit në Venecia, “Luani i Artë’” shkon për aktorin Roberto Benigni
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta