‘S’ka shanse për paqe’, kreu i OKB-së: Lufta do vazhdojë gjatë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se fundi i luftës në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Në një konferencë shtypi në Vjenë, Guterres u tha gazetarëve se aktualisht OKB është e fokusuar në përpjekjet e evakuimit dhe shpërndarjes së ndihmave në zona si ajo e Mariupolit, të prekura nga lufta.
“Është e qartë për ne se në këto momente nuk ka shanse për një marrëveshje paqeje të menjëhershme, apo për një armëpushim global”, tha Guterres.
Avokatja ukrainase e Popullit, Liudmyla Denisova i kërkoi të mërkurën OKB-së dhe Kryqit të Kuq ndihmë për evakuimin e ushtarëve të plagosur, që po i bëjnë rezistencë agresionit ushtarak rus në impiantin Azovstal.
“E gjithë bota e qytetëruar duhet të shohë kushtet në të cilat ndodhen dhe veprojnë mbrojtësit e plagosur të Mariupolit. Pa ndihmë shëndetësore, me plagë të hapura, të lidhura me fasho të pista, pa medikamente dhe pa ushqim”, deklaroi Denisova.
Ndërkohë, disa bashkëshorte të ushtarëve ukrainas u takuan të mërkurën në Vatikan me Papa Françeskun, të cilit i kërkuan të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e të dashurve të tyre që po luftojnë kundër forcave ruse.
“Ne i thamë Papës se 700 ushtarë janë plagosur, se kanë pësuar gjymtime, se plagët e tyre po rëndohen dhe se shumë prej tyre kanë vdekur dhe ne nuk i varrosim dot sipas traditave të krishtera. Ndaj i kërkojmë Papës të na ndihmojë, të bëhet palë e tretë në këtë luftë dhe të mundësojë evakuimet”, shprehet Yuliya Fedosiuk, qytetare ukrainase.
Ati i shenjtë, në grumbullimin në sheshin Shën Pjetër, mbajti edhe një lutje për paqen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Guterres falenderon të gjithë ushtarët për evakuimin e njerëzve në Mariupol
- Guterres takon Zelenskin: Të mundësojmë korridoret humanitare
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920