“S’ka SPAK e GJKKO të më bëjë të heq dorë nga parimet” – Avokati reagon pas dënimit

18 Shkurt 2025 | 16:45

Ish-kreu i avokatisë së Korçës ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të lënë në fuqi dënimin me 2 vjet burg ndaj tij për  “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Lena e cilëson persekutim vendimin e gjykatës ndaj tij ndërsa shprehet se as SPAK dhe as GJKKO nuk do ta bëjnë të heqë dorë nga parimet.

“Situatat e veshtira ne jete jane si tallazet e detit. Duket sikur do te behet qameti, por pasi kalojne shikon se kane pastruar mbeturinat , duke lene vetem sendet me Vlere. Nuk ka SPAK apo GJKKO, te dirigjuara dhe te orientuara qe te me beje te heq dore nga parimet qe kam pasur gjithe jeten time, Asnje individ i akuzuar per nje veper penale qe denohet nga 2-4 vjet nuk ka pare kete persekutim qe me behet mua. Statistikat e ketyre institucioneve e vertetojne plotesisht kete. Ato qe kam deklaruar ne media koha po i verteton. Asgje nuk do te ndale shkuljen e te keqes nga ky vend!!!” shkruan Lena.

Lena u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se tentoi të ndikonte në gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafikim klandestinësh. Në maj, masa e tij u ndryshua në arrest shtëpie.

Në përputhje me vendimin e gjykatës, Lenës i ndalohet ushtrimi i funksionit për një periudhë 3-vjeçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026