Skandal me Mirild Dakun, tifozët e Zenitit fyejnë lojtarin e Kombëtares! Nis hetimi
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut gjatë ndeshjes së zhvilluar më 12 gusht, në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.
Takimi, që përfundoi me fitoren 3-0 të Zenitit, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (RFU), i cili ka njoftuar se do të shqyrtojë incidentin. Kreu i këtij komiteti, Artur Grigoryants, deklaroi për agjencinë ruse RIA Novosti se mbledhja disiplinore do të mbahet më 20 gusht.
Në ndeshje, Daku arriti të shënojë një gol, por ai u anulua pas rishikimit me VAR. Ironikisht, gjatë merkatos së verës sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por në fund zgjodhi të qëndrojë te Rubin Kazani, që i rinovoi kontratën.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave ruse dhe ka rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit të Zenitit dhe sulmuesit shqiptar. Federata ruse pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë