Skandal në Britani, ujë radioaktiv derdhet në det nga nga baza sekrete bërthamore
Uji radioaktiv nga baza ushtarake Coulport në Skoci, ku ruhen kokat bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar, ka rrjedhur në det pas plasaritjes së përsëritur të tubacioneve të vjetra.
Dokumente zyrtare të publikuara pas një beteje gjashtëvjeçare ligjore tregojnë se rrjedhjet ndodhën për shkak të mungesës së mirëmbajtjes nga Marina Mbretërore, duke shkaktuar derdhje të tritiumit një substancë radioaktive që përdoret në armët bërthamore në detin Loch Long pranë Glasgout, raporton The Guardian.
Sipas Agjencisë Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA), rreth gjysma e komponentëve në bazë ishin përtej jetëgjatësisë së projektuar kur ndodhën rrjedhjet.
Rrjedhja më e madhe ndodhi në vitin 2019, kur ujë i ndotur me tritium përfundoi në det pas përmbytjes së një zone të ndjeshme ku përpunohen armët bërthamore.
Pavarësisht premtimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërmarrë masa përmirësimi, rrjedhje të tjera ndodhën edhe në 2021.
Ekspertët kritikuan mungesën e transparencës dhe mbikëqyrjes, ndërsa MoD këmbënguli se nuk ka pasur asnjë rrezik për shëndetin publik dhe se janë bërë përmirësime të ndjeshme në menaxhimin e infrastrukturës që nga ajo kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas